Ecole Française Internationale de Tirana
Shkolla Franceze Ndërkombëtare e Tiranës

PËRGJIGJIET PËR PYETJET MË TË SHPESHTË

1. Cilat janë oraret e mësimit në EFIT?

EFIT-1

2. Në cilën moshë është e mundur që fëmija im të shkojë në kopësht ?

Duke filluar nga mosha dy vjeç nëse fëmija mund të tregojë nevojat e tij.

3. Po nëse fëmija im nuk flet frëngjisht ?

Në kopësht fëmija juaj do të ndiqet nga mësuesë dhe asistentë që flasin frëngjisht, shqip dhe/ose anglisht. Fëmijët mund të shprehen lirshëm dhe të kuptohen. Ambjenti i kopshtit do të bëjë të mundur që shumë shpejt fëmija juaj të marrë njohuritë bazë të gjuhës frënge.
Në fillore janë vendosur orë shtesë mbështetje shkollore për tu ardhur në ndihmë fëmijëve me vështirësi gjuhësore.
Në 9-vjeçare kërkohet një nivel minimun i njohjes së gjuhës frënge për tu regjistruar. Para regjistrimit bëhen disa teste vlerësuese të njohurive të gjuhës.

4. Unë nuk flas frëngjisht. A është kjo një problem?

Mbështetja, motivimi dhe nxitja juaj janë thelbësore për ndjekjen e fëmijës tuaj kur ai ndërmerr një shkollim sipas mënyrës francize. Megjithatë, nuk është e domosdoshme që prindërit të kuptojnë gjuhët që I mësohen fëmijës. Pjesën më të madhe të mësimeve fëmijët e mësojnë në shkollë.

5. A do ta mësojë fëmija im shqipen?

Të gjithë nxënësit e shkollës mësojnë shqip. Për nxënësit shqiptarë shkolla siguron mësimin e historisë, gjeografisë dhe letërsisë shqipe.

6. A do ta mësojë fëmija im anglishten ?

Mësimdhënia e anglishtes fillon që në kopësht. Në programet franceze ajo është e detyrueshme duke filluar nga klasa e parë (6 vjeç).

7. Kush janë mësuesit që punojnë në Shkollën Franceze Ndërkombëtare të Tiranës.

Drejtoresha dhe mësuesit e shkollës janë titullarë të Ministrisë së Arsimit Kombëtar. Anëtarët e tjerë të ekipit pedagogjik janë të gjithë të diplomuar.

8. A mund të ndihmohet fëmija im nëse ka vështirësi ?

Në funksion të nevojave të secilit fëmijë, propozohet nje pedagogji e diferencuar.

9. Cili është ndryshimi ndërmjet të mësuarit të frangjishtes dhe të shkollimit në frëngjisht ?

Në shkollën franceze fëmija juaj do të ndjekë të njejtin program si në shkollat në Francë. Ai do të ketë në përfundim të njejtin formim dhe të njejtat njohuri. Kjo mësimdhënie bëhet në frëngjisht nëpërmjet nje pedagogjie të përshtatur. Nëpërmjet praktikës së përditshme të mësimit dhe aktiviteteve në klasë, fëmija do të fitojë zotërimin e gjuhës.

10. A janë francezë të gjithë nxënësit e shkollës ?

Ne mirëpresim fëmijë të kombësive të ndryshme. Aktualisht, rreth 50 % e nxënësve janë francezë, 32 % janë shqiptarë dhe 18 % janë të kombësive të tjera.