camion-a-histoires

Shkolla elementare ose fillore është shkolla që pranon fëmijët nga 6 vjeç, moshë kur nis dhe arsimi i detyrueshëm në Francë. Shkolla fillore është thjesht vazhdim i edukimit për ata fëmijë që kanë ndjekur programin parashkollor sipas kurrikulës franceze.

Objektiv kryesor i shkollës fillore është të mësojë fëmijët me njohuritë bazë: mësimin e të lexuarit, të shkruarit dhe të numëruarit, si kurs prioritar. Aktivitetet zhvilluese si arti dhe argëtimet e kohës së lirë, mbeten të rëndësishme, veçanërisht në vitet e para të fillores.