Shkolla Franceze Ndërkombëtare të Tiranës (EFIT) është e vetmja shkollë e këtij lloji në Shqipëri, ku fëmijët marrin një edukim të thellë me kulturën dhe gjuhën frënge që nga mosha e kopshtit dhe deri në fund të kolegjit. Nxënësit nga 4-15 vjeç këtu mësojnë me programet e miratuara nga Ministria Franceze e Arsimit. Ata përgatiten gjithashtu me njohuri të shkëlqyera dhe të gjuhës Shqipe dhe Angleze

Ja përse duhet të zgjidhni shkollën tonë:
• është çertifikuar nga Ministria franceze e Arsimit Kombëtar,
• aplikohen programet franceze,
• mësuesit tanë janë të njohur dhe të çertifikuar
• qëllimi ynë është të përgatisim”nxënës me njohuri të mirëstrukturuara, në vend të nxënësve thjesht me njohuri”.
• motoja jonë është “dy kultura, 3 gjuhë”
• secili nga nxënësit tanë duhet të fitojë njohuri të hollësishme mbi kulturën franceze dhe shqiptare dhe secili duhet të praktikojë rrjedhshëm frëngjishten, shqipen dhe ANGLISHTEN!
• shkolla jonë është e hapur ndaj botës.