Prezantimi i shkollës

Çdo vit të ri shkollor EFIT është gati të mirëpresë fëmijët nga grupmoshat 3-15 vjeç, për të përfituar maksimalisht një edukim të modelit francez. Shkolla Ndërkombëtare franceze e Tiranës tashmë është riorganizuar dhe ofron një ambjent të ri më të madh, më funksional, më të kompletuar dhe të pavarur. Synimi ynë me këtë riorganizim është të krijojmë një bazë të qëndrueshme që lejon rritjen e numrit të nxënësve, për të shkuar sa më shpejt të jetë e mundur drejt krijimit të një liceu francez të cilësisë së lartë, gjë që është e vetmja garanci për stabilitet dhe sukses të institucionit tonë në Tiranë. Shkolla jonë ofron arsimim të fëmijëve mbi bazën e një raporti të shkëlqyer cilësi-çmim. Tashmë EFIT ka jo vetëm një godinë të re por dhe një logo të re, një mensë të re shkollore, website të ri etj.

E ndërsa programi mësimor është i njëjtë me atë të shkollave franceze, vlen të theksojmë rëndësinë që ka stafi mësimdhënës i shkollës tonë për të garantuar suksesin e saj.

Tashmë kemi një ekip të ri menaxhimi 

Z. Jean-François LE ROCH, kryetar
Znj. Bojana DRINIC, zv/kryetare
Z. Bernard FITOUSSI, Ambasador i Francës në Shqipëri, anëtar officio
Znj. Elisabeth GJONI, arkëtare
Znj. Valentina SIRBUBALO, sekretare

dhe nje ekip te ri pedagogjik për 2016/2017 

Drejtor shkolle : Z. Thomas CHARLES
Drejtoreshë administrative : Znj. Marsida SULA
Mësues i kopshtit : Z. Thomas CHARLES
Ndihmëse edukatore : Znj. Arjana BEGOLLI
Mësuese e fillores : Znj. Sylvie ZIKO
Mësuese e fillores : Znj. Emeline CHARLES
Mësuese e kolegjit : Znj. Flora GOJKA
Mësues i kolegjit : Z. Geoffray REYNAUD DALL’AGNOLA
Mësuese e gjuhës shqipe : Znj. Valbona ZALLI
Mësues i gjuhës angleze : Z. James MARTIN
Mësues i edukimit fizik : Z. Henry ARZU
Mësues i artit plastik : Z. Roger DELIC
Mësuese e spanjishtes : Znj. Emili MENDOZA