L´OFFRE PÉDAGOGIQUE DU EFIT

Themeluar në vitin 2011, Shkolla Franceze Ndërkombëtare e Tiranës (EFIT) është një shkollë në rritje të vazhdueshme. Aktualisht ajo mirëpret 126 nxënës nga kopshti deri në shkollën e mesme. Numri i nxënësve është në rritje prej disa vitesh tashmë (+20% në 2020).

Inaguruar në Shtator 2019, godina e saj e re është vendosur në zonën dinamike të Tirana East Gate, në të cilën ndodhen edhe shkolla të tjera ndërkombëtare. Ambjentet e saj janë  të bollshme, me dritë dhe të mirëpajisura.

EFIT është e vetmja shkollë franceze në Shqipëri e aprovuar nga Ministria e Arsimit Francez deri në klasën e pestë (CM2). Duke filluar nga klasa e gjashtë mësimi bazohet te Qendra Kombëtare e Mësimit në Distance (CNED) dhe mësimdhënia sigurohet nga mësues ndihmës.

Shkolla është një prej 522 institucioneve të rrjetit të Agjencisë për Arsimin Francez Jashtë Francës (AEFE). Ky rrjet unik në botë, vërteton pajtueshmërinë e mësimdhënies me kërkesat e sistemit arsimor francez (programet, objektivat arsimore, rregullat organizative). Gjithashtu, çdo nxënës i EFIT mund të vazhdojë arsimin e tij në çdo institucion tjetër në Francë ose në rrjetin e AEFE pa një provim pranimi (në varësi të vendeve të lira). Me ekipin e saj dinamik dhe të përkushtuar të mësimdhënies, shkolla aspiron t’i ofrojë secilit nxënës njohuri dhe aftësi të forta, si dhe një arsimim të hapur ndaj Evropës dhe botës. Ajo kontribuon në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në një kornizë arsimore laike, shumëgjuhëshe dhe ndërkulturore.

Të studiosh në EFIT do të thotë jo vetëm të kesh qasje në arsim dhe në kulturën franceze, por edhe të kesh mjetet më të mira për të ardhmen.

Shkolla Franceze Nderkombetare e Tiranes-9-vjecarja
Shkolla Franceze Nderkombetare e Tiranes-Fillorja
Shkolla Franceze Nderkombetare e Tiranes-Mini-matura
Shkolla Franceze Nderkombetare e Tiranes-Matura-

LES ACTUALITÉS DU EFIT